Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi e Spahiu nisin “Politikon” me debat të ashpër: Unë s’kom kulturë, e ti ki shumë!

Gazeta10
12 December 2024 - 21:19

Analistët Halil Matoshi e Nexhmedin Spahiu e kanë nisur ashpër debatin në “Politiko”, pas deklaratave të papërshtatshme Spahiut për komunitetet joshumicë në Kosovë.

Matoshi i ka reaguar Spahiut duke i thënë se e ka bërë si tabelë qitje dhe për shkak të dështimeve po ia përmend emrin.

“Unë po shpresojë që ky fjalor të hiqet një herë e përgjithmonë nga mendësia sepse problemi është se nëse nuk hiqet nga mendësia vetvetiu del nga goja sikur Nexhit në këtë rast, por po du me e siguru Nexhin se Halili pse është sonte lagësht e nuk ka rënë borë nuk ka faj, kështu që Halilin e ke bërë si tabelë qitje për dështimet tua me më përmend mu, a ta marrë unë fjalën a jo, kjo është kohë televizive, këtu jemi në debat thuj argumentet shpejt dhe sa më larg ligjëratave”, ka thënë Matoshi.

Ndërsa, Spahiu tha se duke i thënë argumentet shpejtë, bën gabime.

“Duke i thënë argumentet shpejt bëjmë gabime të tilla. Ai ma ndërprenë fjalën shpejt, duhet me pas pak kulturë”, ka thënë Spahiu,

“D.m.th unë nuk kam kulturë ti ke shumë kulturë, qysh mundet me ndodh njeri me kaq kulturë i fyen komunitetet”, tha Matoshi.

“Nuk kam fyer komunitet e kam përdor një shprehje popullore që nuk është dashtë me e përdorë”, deklaroi Spahiu. /Gazeta10/

Për më shumë ndiqeni debatin:

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.