
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi i ka reaguar ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, i cili tha se veprimet e shefit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Gëzim Sveçlës nuk përbëjnë vandalizëm.
Matoshi ka thënë se partia në pushtet e ka pasur dhe vazhdon të ketë traditë ndalimin e lirisë së shprehjes.
“Mikrofoni është me i dhanë za. Ajo asht sikur me ia mshel gojën ose si me ia nxjerr gjuhën njeriut me fol. Partia në pushtet e ka traditë nxjerrjen e gjuhës dhe marrjen e lirisë së shprehjes”, ka thënë Matoshi.
Sipas Matoshit, çdokush që e kritikon partinë në pushtet etiketohet si njeri i Serbisë.
“Me kritiku partinë në pushtet mënjeherë kalon në bllokun e të degraduarve dhe njerëzve të Serbisë, njerëz të Vuçiqit dhe agjentëve të huaj”, ka thënë ai.
Për kritikat e Kurtit për mediet, Matoshi ka thënë se ai po e nxit popullin në veprime të pakontrolluara.
“Me thanë e dijnë organet e hetuesisë hahet diqysh. Me thanë e din populli është stigmë. Është krijmi i tabelës për qitje në ta. Këta po i thojnë popullit dil vrani, dil rrehni njerëz”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/