
Me ftesë të Sekretarit amerikan të shtetit, Antony Blinken, në Amerikë po qëndron e presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Atje e para e vendit është takuar me zyrtarë të lartë amerikan.
Për vizitën e saj në Amerikë dhe ftohen e raporteve SHBA-Kurti, sonte është debatuar në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Komentatori politik, Halil Matoshi ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është izoluar nga ndërkombëtarët.
Sipas tij, Kurtit i ka mbetur që të bëj ndonjë vizitë në Izmir apo që të bëjë fushatë me ‘korrje-shirjet’, raporton gazeta.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Matoshi ka thënë se amerikanët e llogarisin Vjosa Osmani si pragun e fundit të rezistencës proamerikane.
“Fotografia ku shihet Rama dhe Osmani është mesazh që kanë dashur me dhënë amerikanët për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Matoshi duke shtuar se kjo dyshe është proamerikane. /Gazeta10/