Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi: Kosova e Serbia s’duan zgjidhje, duhet propozim nga Uashingtoni për Asociacionin

Gazeta10
15 May 2023 - 21:13

Sipas Halil Matoshit takimi në nivel kryenegociatorësh sot në Bruksel në kuadër të procesit të dialogut pa asnjë rezultat përveç bisedimeve, tha se pala kosovare e ajo serbe po dëshirojnë të përballen me njëra tjetrën me diçka të papranueshme.

Ai në Politiko ka kritkuar dy modelet që u prezantuan për themelimin e marrëveshjes së Asociacionit duke thënë se asnjëri prej tyre s’është i pranueshëm për palët negociatore.

“Në njërën anë deputetja e Vuçiqit, “kosovarja” Daniela Vujiçiq e ka projektuar një Republikë Sërbska në Kosovë që ishte një teori së paku në definicione një praktikë fashiste e dominimit etnik të territorit. Kurti gjithashtu ka kaluar në ekstremin tjetër që e ka ofruar një model të një organizate qeveritare sipas modelit kroat që komunave që kanë pasur dikur shumë serbë, që quhet këshill nacional i komunave.”, tha Matoshi në Poltiko.

Sipas Motoshit për të arritur një dakordim rreth statutit të Asociacionit, duhet që Uashingtoni si një përkrahëse e dialogut, të propozojë një statut të ri, e jo Bashkimi Evropian si ndërmjetësues që sipas tij s’mundet t’i zbërthej kërkesat e serbëve.

“Dy palët po propozojnë kërkesa ekstreme, më të ulëta përkatësisht më të larta, që të mos ketë marrëveshje, por marrëveshje të imponuar. Është një statut që vjen prej Uashingtonit, e jo BE-së se s’dinë e s’mundet me i njoftë ambiciet etnike e nacionaliste të Ballkanit. S’mundet me zbërthy pse serbët e Kosovës janë aq agresive që s’munden me zhvillub patriotizmin kushtetues.”, deklaroi tutje Matoshi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.