Kritika të ashpëra ndaj dy opisionistëve, Blerim Gashi e Krenar Shala pati komentatori politik, Halil Matoshi sonte në “Poliko”.
Kjo pasi sipas tij, të dy po mbajnë anën e nivelit qendror, raporton Gazeta10.
“Me dal në televizion në cilësinë kinëse të analistit, e me bë këso budallallëqe mua më kish ardh marre bre. Po këta nuk din me u kuq”, deklaroi Matoshi.
Tutje derisa Matoshi dha kritika për dy komentatorët, përmendi edhe një anëtar të listës Guxo, të cilin e quajti Dr. Seksi.
“ I ka lavdu sot Dejona Mihali Vjosen, Donikën dhe Pecin dhe atë doktorin, dr. Seksin që i thojshin. Qysh e ka emrin, ashtut i kanë thënë në media”, shtoi Matoshi.