Lajme

Matoshi mbështet Abdixhikun në refuzimin që ia bëri Begajt

Gazeta10
17 Gusht 2022 - 10:28

Analisti politik, Halil Matoshi, ka mbështetur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun, lidhur me refuzimin që ia ka bërë presidentit të Shqipërisë Bajram Begajt për vendin e takimit, raporton Gazeta10.

Matoshi ka thënë se Lumiri ka treguar krenari teksa LDK-në e ka quajtur asset kombëtar të Kosovës.

Tutje, Matoshi ka thënë se i zoti i shtëpisë vendos se ku të pritet mysafiri e jo ardhësi dhe se kjo është traditë e vjetër shqiptare.

Ketu keni statusin e plotë:

“Lumiri ka krenari – LDK asht aset kombëtar i Kosovës!

LDK asht partia e parë demokratike në Ballkan.

E Brahim Rugova lideri i parë liberator krahas Vaclav Havel-it, në ish Lindjën komuniste.

Pra, nifar shkolle e demokracisë në Europën juglindore, qi kur u ba, këta bajrambegat enverista, me thanë me pak sarkazmë, janë tutë qi hini Amerika!?

Kanë menu vetmëveti: “Kuku, na ra imperializmi.”

Nëse fare ka ni ky çka ka ndodhë n’Ballkan e n’Kosovë më 1989!?

Po get s’i kanë kallxu fare oficerat stalinista që pat ra komunizmi leninist!

LDK asht adresë dhe akademi politike për stalinistat e kriminalizuet e t’konvertuem n’demokrat!?

LDK asht aset kombëtar i Kosovës.

Duhet me lexue Bajrami histori, se nuk e di që ka taku tre zyrtarë anonimë për shtetndërtimin e Kosovës (tretë të VV-së) në zyrat e shtetit, por LDK ka emën t’madh.

I zoti shpisë vendos ku, kur e qysh pret mysafirë, jo ardhësi, kështu ka qenë ndër shqiptarë qe nga Dardania antike.

Lumir Abdixhiku ka ba ni hap krenar e t’admirueshëm politik, në mbrojtje të kësaj adrese të shqiptarëve kosovarë.

Bravo i koftë!

Me pas kanë gjallë Bekim Fehmiu i kish thanë Lumit fjalët që i pati thanë Brahimit më 1990 te “Elida”.

Kosovarët ma t’informuem e dijnë mirë se çka foli atëherë Beka!

P.S.

Nuk kam qenë kurrë anëtar i LDK-së, por për rajonin kjo parti asht shkollë e demokracisë!

Mëso Bajram Begh”, ka shkruar Matoshi në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka zhvilluar një vizitë dy-ditore në Kosovë ku ka takuar krerët e shtetit si dhe partitë opozitare, por jo edhe LDK-në. Kryetari i saj, Abdixhiku, ka refuzuar që ta takojë Begajnë në ndonjë vend tjetër përpos selisë së LDK-së.  / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.