
Për publicistin Halil Matoshi dështimi në testin në PISA do të thotë normalizim i dijes totale të shoqërisë sonë, raporton Gazeta10.
Ai tutje në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, ka thënë se nuk është vetëm shkolla që duhet të mësojë nxënësit por edhe familja, çerdhja, televizionet, dokumentarët etj.
“Njeri i padijshëm në Kosovë mundet me u ba kryeministër dhe ministër i Arsimit, me notën 6 në studime bëhet ministër i Arsimit”, ka thënë Matoshi.
Sipas tij ne i duam njerëzit injorantë që të na udhëheqin.
“Sistemi shkollor në Kosovë është gabim, flitet ende për një projekt të përkohshëm, çka pritni të mësojnë nxënësit kur thojnë që ky është projekt i përkohshëm”, tha Matoshi.
Ai tutje ka thënë që jemi në fund të pusit, në lloq dhe se problemi është se shteti nuk po ndihmon në drejtime deficitare. /Gazeta10/