Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi nervozohet keq me Rexhajn: Patriotizëm i lloçit, po e mashtroni publikun!

Gazeta10
10 December 2024 - 21:51

Një debat i ashpër është zhvilluar në studion e “Politikos” në mes të gazetarit, Halil Matoshi dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj.

Ka qenë gazetari Matoshi, i cili ka kritikuar kërkesën e kryeparlamentarit Glauk Konjufca për largimin e deputetëve të Listës Serbe nga Kuvendi.

“Patriotizëm i lirë, asi i lloçit. E dyta cenim i rendit kushtetues. E treta po e mashtrojnë publikun se ata janë të paligjshëm. Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës është e ligjshme dhe nuk munesh me ia nal se po e cenon insitucionin tonë”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Megjithatë, Rexhaj theksoi se largimi i deputetëve serbë ka qenë veprim i drejtë.

“Unë mendoj se kemi bo shumë mirë”, ka thënë Rexhaj. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.