
Amerikanët sot i janë drejtuar kutive të votimit për ta zgjedhur presidentin e ri.
Zgjedhjet përtej oqeanit janë duke u përcjell live nga televizoni Kanal10.
Në ambientet e Kanal10 është mbajtur një event i organizuar nga Ambasada amerikane në Kosovë.
Në këtë event ka marrë pjesë ambasadori Jeff Hovenier dhe rreth 400 studentë kosovarë, ngjarje e cila po transmetohet live ne Televizionin e gazetarëve, raporton gazeta10.
Komentatori politik, Halil Matoshi ka përgëzuar televizionin 10 për organizimin madhështor të këtij eventi dhe përcjelljen maratonike të zgjedhjeve presidenciale në Amerikë.
“Sot në Kanal10 ishte Amerikë me krejt sistemimin e vlerave”, ka thënë Matoshi.
Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë, Matoshi ka thënë se kosovarët nuk duhet t’i frikësoj ardhja e Donald Trump në krye të SHBA-së.
Trump sipas tij, është njëri i vlerave të mëdha. /Gazeta10/