Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi nuk kursen kritikat: Presidentja është vonu, tash s’ka fuqi politike e as juridike

Gazeta10
02 July 2025 - 20:56

Komentatori politik, Halil Matoshi, teksa ka komentuar takimin e sotëm të presidentes Vjosa Osmani me liderët politik, ka thënë se presidentja është vonuar.

Të mërkurën në “Politiko”, Matoshi ka thënë se Osmani do të duhet t’i thërriste liderët në takim konsultativ para se Kushtetuesja të kthente përgjigje.

“Presidentja është vonuar, ka qëndruar shumë larg rolit të saj kushtetues dhe tash unë dyshojë në fuqinë e saj, ka mujt shumë para Kushtetueses me ushtru presion në bazë të kompetencave të saj kushtetuese. Por, ajo ka prit shumë gjatë me pa kah po shkon fuqi politike dhe tek tash detyrohet me i thirr por nuk e ka asnjë mekanizëm për me e zgjidh çështjen”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.