
Analisti politik dhe njëherësh gazetari, Halil Matoshi ka reaguar ashpër ndaj veprimit të shefit të asamblistëve të VV-së në Prishtinë, Gëzim Sveçlës i cili në një video të publikuar të hënën, shihet duke demoluar pajisje në Kuvendin Komunal të Prishtinës.
Matoshi ka theksuar se veprimet e Sveçlës shpërfaqin fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ky është ftyra e partisë. Këta njerëz e kanë gjujtë Kuvendin e Kosovës me zollë”, ka thënë Matoshi në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Matoshi ka theksuar se veprimet e tilla qytetarët duhet t’i dënojnë me votë.
“Ftyra e ni partie politike të cilën qytetari e ka votu është qekjo sante. Nëse ka qytetari kosovar qasi ftyre le të del t’i votojë prapë qeta”, ka thënë Matoshi. /Gazeta10/