Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Matoshi për “kërcënimin” e O’Brien: Amerika po na e kthen shpinën…

Gazeta10
13 February 2024 - 21:26

Komentatori politik Halil Matoshi duke i referuar deklaratës së  fundit ndihmës sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien, ka thënë ShBA-të po ia kthejnë shpinën Kosovës.

Matoshi në emisionin “Politiko” me Kushtrim Sadikun në Kanal 10, ka thënë se deklarata e zyrtarit amerikan duhet të merret shumë seriozisht.

“Kërcënimi përkthehet se nuk ka më izolim si në kohën e shokut Enver Hoxha, por njerëzit tu ta kthejnë shpinën”, ka thënë Matoshi.

Sipas tij, manipulim më të  madh se tash nuk ka pasur asnjëherë në historinë e popullit të Kosovës.

“Me analistë, me profesorë, me elita politike e kulturore, i kanë shti ‘veshët në lesh’, një pjesë ka hy në rresht me pushtetin dhe pjesa tjetër pa guxim intelektual qytetar e patriotik”, është shprehur ai.

Matoshi ka thënë se O’ Brein është person shumë i fuqishëm në administratën Biden dhe deklaratat e tij për Kosovënm duhet të merren shumë seriozisht.

“Ne jemi projekti më i madh i ShBA-ve të shekullit 20 përkatësisht të shekullit 21 kur e kemi shpall pavarësinë…”, ka thënë Matoshi.

Ndryshe, ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien ka deklaruar sot se Shtetet e Bashkuara janë shumë të shqetësuara me vendimin e qeverisë së Kosovës për të mos lejuar përdorimin e dinarit.

Diplomati amerikan i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të tërhiqet nga vendimi për dinarin.

Ai ka thënë se nëse s’trajtohemi si partner, atëherë nuk do ta trajtojmë Qeverinë e Kosovës si partnere. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.