Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Matoshi për Kurtin: Prapë e akuzoi Kushtetuesen, s’dha shpresë që bën institucione

Gazeta10
16 June 2026 - 21:27

Komentatori politik Halil Matoshi ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, duke e akuzuar për mungesë të qartësisë sa i përket formimit të institucioneve dhe për qasjen ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Duke folur për zhvillimet e fundit politike, Matoshi tha se Kurti nuk ka dhënë asnjë sinjal të qartë se vendi do të ketë institucione të reja në një afat të afërt.

“Z. Kurti asnjëherë s’ka thënë që do të veprojë në mënyrë jokonstruktive. Gjithmonë ka thënë se do të jetë konstruktiv, por konstruktiviteti i tij Kosovës ia avulloi dy vjet. Kohë, jo para, sepse paratë rikuperohen, ndërsa koha është dukat. Ky kryeministri ynë në detyrë është jashtë kohës”, tha Matoshi.

Ai kritikoi gjithashtu qëndrimin e Kurtit ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se liderët politikë duhet t’i pranojnë vendimet e saj dhe jo t’i komentojnë ato.

“Sot nuk dha asnjë shenjë që do të ketë institucione. Prapë ia la fajin Gjykatës Kushtetuese. Një kryeministër që e akuzon Gjykatën Kushtetuese… Nuk është detyrë e liderëve të komentojnë vendimet e saj, por t’i pranojnë ato”, u shpreh Matoshi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.