Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Matoshi për targat: Kurti do të lëshojë pe në fund të fundit

Gazeta10
25 October 2022 - 20:54

Komentatori politik, Halil Matoshi, ka thënë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të tërhiqet nga zbatimi i vendimit për targa, dhe se do ta shtyej atë sipas edhe kërkesave të bashkësisë ndërkombëtare.

Matoshi në Politiko, më tej ka deklaruar se kjo është vetëm një taktizim nga Kurti, dhe se i njëjti sërish do të heqë dorë, raporton Gazeta10.

“Kurti më në fund e dinë, që konfrontimi me Perëndimin nuk i shpaguhet Kosovës, sepse nuk i është shpaguar në asnjë moment të historisë së saj, të lirisë dhe shtetndërtimit. Prandaj, po besoj që është vetëm një taktizim, dhe se z.Kurti do të lëshojë pe në fund të fundit”, ka deklaruar ai më tej./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.