Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Prishtina s’mund të qeverisë në veri, s’e lejon rendi kushtetues

Gazeta10
06 December 2022 - 21:43

Halil Matoshi ka thënë në Politiko në Kanal10 se në komunën e Zubin Potokut e atë të Leposaviqit nuk mund të qeverisë asnjë subjekt politik shqiptarë, përveç qytetarëve të asaj pjese.

Sipas Matoshit, kjo e drejtë edhe është e garantuar në procesin e Vjenës, në kohën kur Kosova fitoi pavarësinë e saj, shkruan Gazeta10.

“Le te harron dikush në Prishtinë se mundet me sundu në Leposaviq me qeverisë VV-ja, sepse rendi kushtetues i Kosovës, nuk e lejon këtë gjë. Ne e kemi marrë pavarësinë e Kosovës në procesin e Vjenës sin ë këmbim për të drejtat shtesë. Askush s’ka me të leju që në Zubin Potok e Leposaviq me qeverisë ti. Por, kanë me qeverisë qytetarët e Kosovëës që jetopjnë atje, edhe ky do të jetë ligj”, tha Matoshi në Politiko.

Matoshi ka vlerësuar se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, duhet të shtyhen para se të ndodh ndonjë tragjedi. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.