
Komentatori politik Halil Matoshi, në debatin Politiko ka thënë se ai është optimist se kosovarët në vitin e ardshëm do të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit, raporton Gazeta10.
“Jom optimist i matur që vendimi do të merret sivjet për liberalizimin e vizave dhe besoj që pranverën e hershme të vitit të vjen Kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në vendet e Shengenit. Unë besoj që dialogu mund të jenë kusht asociacione e kto tjerat sepse ne kemi ne dhe çështje të tjera, kemi apliku në Këshillin Europës, dojmë me apliku për NATO ashtu së paku qysh po thojnë edhe kta çaushat e pushtetit”, tha Matoshi./Gazeta10.