Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Matoshi: Shqiptarët e Kosovës janë unik në budallallëk

Gazeta10
28 November 2023 - 21:27

Në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, duke diskutuar mbi rrezikun që i kanoset Kosovës, publicisti Halil Matoshi ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë nuk është e vdekur.

“Qytetarët e kanë shpallur edhe BE-në të vdekur”, tha Matoshi.

Sipas tij mendim ma unik në budallallëk se shqiptarët e Kosovës nuk ka. “Janë unik nga badallallëku. Mendim ma uniformë në secilën çështje, i dijnë krejtë, janë eksperta”, tha Matoshi.

Ai tutje tha që popullit ia kanë lëmu kimen duke iku thënë: Populli vigan, populli iliri-pellazgo-dardan, prej banhofave mendojnë që janë kah i dinë krejtë.

Matoshi tha që Banjska na e ka rikthye imazhin e shtetit dhe se Serbia ka bërë tentim vetëvrasje me këtë sulm.

“Tani po dalim në kulla folklorike dhe po qojmë mesazhe kërcënuese”, tha Matoshi për deklaratën e sotme të Presidentes Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.