
Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka thënë se presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq janë takuar dhe Zelensky ka postuar në Twitter.
Sipas tij në atë postim është theksuar se të dy vendet e ruajnë integritetin territorial të njëra tjetrës, raporton Gazeta10.
Matoshi shton se interesat e Serbisë po përputhen më shumë me interesat e Ukrainës përshkak të Donbasit dhe Kosovës.
“Volodymyr Zelensky është takuar me Vuçiqin dhe ka postuar në platforëm ‘X’ dhe ka shkruar se ‘ne e mbrojmë rendin botëror, dhe integritetin territorial të njëri tjetrit’ dhe kjo do të thotë se kësaj here janë përputhur interesat e Serbisë me Ukrainën”, tha ai në Politiko.
Ai thekson se Serbisë i konvenon më shumë që në forume ndërkombëtare të rreshtohet me Ukrainën./Gazeta10