Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbahet parlamenti i dytë rural i Kosovës

Gazeta10
20 October 2022 - 19:53

Parlamenti i dytë Rural në Kosovë, është organizuar pas dy viteve të mbajtjes së edicionit të parë, i cili ka për qëllim identifikimin dhe zhvillimin rural në vend. Ky edicion është organizuar nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës, raporton Gazeta10.

Raporti: Saranda Alshiqi
Kamera: Deurit Shaljani

Parlamenti Rural në Kosovë është mbajtur edhe këtë vit, me qëllim të rritjes së kapaciteteve në fshatra.

Edicioni i dytë i këtij parlamenti është organizuar nga Rrjeti i Organizatave për Zhvillimin Rural të Kosovës, i cili për qëllim ka përmirësimin e kushteve në zonat rurale.

Në këtë edicion, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj ka treguar për investimet që kjo komunë parasheh t`i bëjë vitin e ardhshëm.

Ndërsa, drejtori Ekzekutiv i Rrjetit të Organizatave për Zhvillimin Rural, Afrim Sharku ka thënë që ky rrjet synon të trajtojë sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti rural, me theks të veçantë ikjen e të rinjve.

Identifikimi fillimisht i nevojave e më pas zhvillimi i tyre përfshihet në planin afatgjatë  2022-2027.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.