Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kylian Mbappe përgjigjet për mungesat e tij në konferencat për media

Gazeta10
05 December 2022 - 12:25

Franca kaloi me lehtësi në çerekfinale të Kampionatit Botëror, aty ku do të luajë kundër Anglisë falë performancës së Kylian Mbappes që kishte paraqitje brilante ndaj Polonisë në fitoren 3-1 në 1/8 e fundit.

Por ajo çfarë ka rënë në sy tek Kylian Mbappe është se ky i fundit nuk është paraqitur në asnjë konferencë për media para apo pas ndeshjeve, gjë që bije ndesh me rregulloren e Kupës së Botës dhe vendit organizator. Pas ndeshjes me Poloninë Kylian Mbappe vendosi të dal para mediave dhe duke dhënë një përgjigje interesante kur u pyet për mungesen e tij në konferencat për media.

“Do ta paguaj gjobën sepse nuk mendoj se federata duhet të paguajë në emrin tim”, deklaroi fillimisht anëtari i Paris Saint-Germain

Mbappe bëri të ditur se ai dëshiron të fokusohet më shumë në Kampionatin Botëror, se sa të ketë një prononcim për media, por rregulloret e FIFA-s thonë se lojtarit që ka fituar çmimin e më të mirit në një ndeshje, duhet të thotë ca fjalë para mediave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.