Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbappe do transferimin te Reali, Al Khelaifi me veprim të papritur ndaj francezit

Gazeta10
09 August 2023 - 19:15

Paris Saint Germain fshin Kylian Mbappenë. Klubi francez ka vendosur të heqë posterin e futbollistit 24-vjeçar nga stadiumi, pas prishjes së raporteve mes palëve.

E si të mos mjaftonte kjo, me urdhër të presidentit Nasser Al Khelaifi, është tërhequr edhe bluza e Mbappe nga dyqani zyrtar i PSG-së, duke mos u ofruar më për fansat.

Marrëdhëniet mes klubit kryeqytetas dhe sulmuesit 24-vjeçar u prishën që në muajin qershor, kur Mbappe njoftoi se nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në verën e 2024-ës.

Menjëherë klubi francez reagoi duke e përjashtuar nga ekipi dhe duke i dhënë ultimatum të gjejë një ekip tjetër që mund të paguajë 200 milionë euro për kartonin e tij, ose do të kalojë sezonin e fundit në tribunë.

Mbappe vijon të stërvitet i diferencuar në pritje që Reali i Madridit të bëjë një hap konkret dhe të paraqesë një ofertë zyrtare për të, teksa më herët refuzoi edhe milionat që ofruan nga Arabia Saudite.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.