Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Malit të Zi, nënshkruhen disa marrëveshje

Gazeta10
27 February 2023 - 0:01

Të hënën do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes Qeverisë  së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi.

Mbledhja thuhet se do mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi në Podgoricë.

Në këtë mbledhje pritet të nënshkruhen disa marrëveshje, përfshirë marrëveshjen Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna dhe atë për hapjen e pikës së përbashkët kufitare Shën Nikollë – Pulaj, në territorin Republikës së Shqipërisë, shkrun Euronews.al, përcjell Gazeta10.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve Edi Rama dhe  Dritan Abazoviq do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.