
Situata në Zveçan është e qetë edhe pse në mëngjesin e ditës së sotme po vrëhet një numër i madh i protestuesëve, raporton Gazeta10.
Trupat paqeruajtës të KFOR-it janë prezent edhe gjatë ditës së mërkurë, por që mund të vërehet se janë shtuar rrëthojat me gjëmba.
Gazetarja Saranda Alshiqi raporton se rruga për te komuna e Zveçanit vazhdon të jetë e bllokuar.
Qetsia që ka mbizotruar gjatë ditës së djeshme pritet që të mos jetë e njejtë me ditën e sotme, kështu është raportuar nga protestuesit.
Lista Serbe nuk është prezente deri në këto momente në protest, ndonëse ka qenë gjatë ditëve të kaluara./Gazeta10