Këshilli drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës do të mblidhet sot pasdite në Prishtinë.
Siç mëson Gazeta10 nga burimet e saj, temë kryesore e Këshillit Drejtues të partisë opozitare pritet të jetë qëndrimi i PDK-së ndaj Propozimit evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, Kosovë – Serbi.
Së fundi, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi kishte dalur kundër marrëveshjes, veçmas nenit 7, që sipas tij, është neni problematik.
Nga ana tjetër, disa figura partiake dhe deputet ishin shprehur pro kësaj marrëveshje./Gazeta10