Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Mbreti Charles nxjerr nga shtëpia princin Harry dhe gruan e tij

Gazeta10
01 March 2023 - 14:36

Sipas tabloidit më të madh britanik The Sun, Pallati Mbretëror Buckingham i ka dhënë urdhrin e daljes nga villa mbretërore, Frogmore Cottage, Princit Harry,  bashkë me gruan e tij, vetëm disa ditë pas botimit të librit kontravers, Spare, me prentendime sensacionale të princit Harry kundër familjes mbretërore angleze.

Kjo e lë Princin Harry, djalin e vogel të Mbretit Charles nga martesa me Princeshën e ndjerë Diana, pa shtëpi në Britani, duke shtuar spekullimet se ai dhe gruaja e tij amerikane Megan Markel, mund të mos marrin ftesë për ceremoninë e kurorizimit të Mbretit në muajin maj, raporton Gazeta10.

Villa me pesë dhoma, e cila është rinovuar me një kosto prej 2.4 milionë sterlina, ndodhet shumë afër banesës së Mbretit Charles, dhe ajo villë ishte dhuratë për Princin Harry nga gjyshja e tij, ish-Mbretëresha e ndjerë Elisabetë, kur u martua çifti mbretëror, në vitin 2018, mendohet se do i jepet vëllait të Mbretit, Princi Andrew, i cili edhe ai me probleme pas akuzave me karakter seksual ndaj tij.

Në një zhvillim tjetër, gazetarët e BBC, kanë vendosur për të hyrë në grevë e cila mund të ketë ndikim në mbulimin e ceremonisë zyrtare të kurrorëzimit të Mbretit Charles, në muajin maj, si edhe në mbulimin e Eurovisionit, festivalit evropian të këngës që këtë vit do zhvillohet në qytetin e Liverpoolit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.