Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mbyllet Universiteti i Gjakovës – Rektori nuk lajmërohet pasi kërkoi mediat të vëzhgohen (VIDEO)

Gazeta10
13 Dhjetor 2022 - 10:44

Zeqir Hashani është zgjedhur ushtrues i detyrës së rektorit të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”.

Me të marrë postin ai, në Universitet është marrë një vendim i çuditshëm.

U është ndaluar rreptësisht hyrja gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve, madje edhe brenda kampusit, pa leje paraprake të Rektoratit.

Rektorati kërkohet të jetë në dijeni për secilin event që mund të përcillet nga mediet.

Vendimi i është kumtuar përmes emailit të gjithë dekanëve të Universitetit të Gjakovës, “Fehmi Agani”.

Atë ua ka nisur Linda Dula Halilabazi, sekretare e Universitetit. Front Online e ka siguruar emailin.

Kanal10 ka provuar të marrë një përgjigjje nga u.d i rektorit Zeqir Hashani por ai e ka ndal telefonin, ndërsa nga kabineti i tij e kanë arsyetuar duke thënë se rektori është në takim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.