Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

MC Kresha “nxehet” me DJ e tij: Donë me ma marr fytyrën

Gazeta10
08 August 2023 - 14:36

Reperi kosovar Mc Kresha, është njeri ndër reperet me të preferuar të muzikës rap.

Ai nuk ka të ndalur me këngë të njëpasnjëshme dhe koncerte verore, së fundmi reperi  në një koncert  ka pasur një përleshje të vogël më DJ-in e tij.

Ku një video që po qarkullon nëpër rrjete sociale shihet të jetë nxehur keq me të dhe shkak për këtë është bërë instrumentali i muzikës.

“Ti i ke fajet, pse unë i kam fajet,”, dëgjohet të thotë reperi teksa i drejtohet  DJ-it.

“Deri tani kam qënë duke kënduar “live” dhe publiku do mendojë që kënga e fundit nuk ishte e tillë.A do t’ma marrësh fytyrën?!” shton më tej këngëtari.

 Duket se çdo gjë ka përfunduar paqësisht pasi të dy e kanë marrë situatën me shaka, duke shkëmbyer batuta se Kreshën ende nuk e kanë lënë veshët por edhe nëse e lënë shkaku do jetë DJ.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.