Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për shkak të votimit për anëtar në KGJK, shtyhet seanca ndaj të akuzuarit për transportimin e 180 kg kokainë

Gazeta10
16 June 2026 - 17:50

Për shkak të procesit të brendshëm që u zhvillua në Gjykatën Themelore në Prishtinë për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, është shtyrë seanca e së martës ndaj të akuzuarit Bashkim Kolshi, i cili po ngarkohet për transportimin e 180 kilogramëve kokainë dhe shpëlarje parash.

Një gjë e tillë u bë e ditur nga gjykatësi i rastit, Lutfi Shala, i cili në sallën e gjykimit tha se duhet të shtyhet seanca gjyqësore për një datë tjetër, pasi që anëtarët e trupit gjykues ende nuk kanë përfunduar votimin për anëtar në KGJK-së dhe nuk e di se kur mund të përfundojë.

Andaj, seanca e sotme është shtyrë për një datë tjetër.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 3 maj 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Bashkim Kolshit, të cilin e akuzon për transportim të narkotikëve të llojit kokainë dhe shpëlarje parash.

Kontrabandimin e narkotikut, aktakuza thotë se i pandehuri Kolshi e ka bërë me dhjetë dërgesa gjatë periudhës prill-maj-qershor 2019./BetimipërDrejtësi

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.