Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Më 12 qershor mbahet seminari për trajnerët e Superligës dhe Ligës së Parë 

Gazeta10
08 June 2023 - 16:27

Bordi i Shoqatës së Trajnerëve të Futbollit të Kosovës organizon seminarin e radhës për trajnerët e futbollit të klubeve të AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë.

Në fakt, ky seminar është vazhdimësi e seminarit teorik të mbajtur në muajin shkurt. Tani seminari do të jetë i përqendruar në pjesën praktike.

Pjesëmarrja në seminar është e obligueshme për trajnerët e AlbiMall Superligës dhe Viva Fresh Ligës së Parë, derisa pjesëmarrja e trajnerëve të ligave tjera është e mirëseardhur.

Seminari mbahet më 12 qershor, në orën 10:00, në Kampin Nacional në Hajvali.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.