Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Me fjalë prekëse, deputeti e përkujton Xhemail Mustafën në 22 vjetorin e vrasjes së tij

Gazeta10
23 Nëntor 2022 - 19:38

Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa e ka kujtuar babanë e tij të ndjerë, Xhemail Mustafën në 22-vjetorin e vrasjes së tij.

Mustafa përmes një shkrimi në Facebook tha se e përkujton gjithmonë babanë e tij kur diskutonin mbi historinë shqiptare.

“Bab, të kujtoj kështu të përhumbur në mendime të thella kur papritmas fikje cigaren dhe vazhdonim diskutimin mbi historinë shqiptare, aty ku e kishim lënë javë më parë… Të kujtoj si i nxitur nga historia e kombit tonë me urgjencë e këmbëngulje të bashkë themeloje një lëvizje që buronte nga populli, për popullin. Një lëvizje për të nxjerrë popullin shqiptar në Ballkan nga errësira dhe për ta orientuar në drejtim e saj të natyrshëm euro-atlantik. Një lëvizje që bashkonte të gjithë shqiptarët drejt lirisë, pavarësisë dhe demokracisë”, ka shkruar Mustafa.

Ai po ashtu tha se kur do ta sheh babanë e tij përsëri do ta vazhdojmë diskutimin mbi historinë e kombit shqiptar, aty ku thotë se e lanë 22 vite më parë.

“Të kujtoj si misionar që pikëpamjet tona të ndryshme politike, fetare, socio-ekonomike, etj. i bashkonte në përballjen tonë kombëtare me fatin e ligë që kishim pasur. Ky mision yti mbetet yll polar për jetën time.Kur të të shoh përsëri do t’vazhdojmë diskutimin mbi historinë e kombit tonë… aty ku e lam 22 vite më parë”, ka shkruar Mustafa./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.