Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Me foto të armatimit dhe familjarëve të policit të vrarë nga sulmi në Banjskë, Kearns kërkon drejtësi: Radoiçiq mbetet i lirë në Serbi

Gazeta10
27 October 2023 - 11:05

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkaq ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns në një postim në X shkruan se po ashtu kanë kaluar një muaj dhe asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

“Tashmë ka një muaj që Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit. Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
18 October 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.