Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Me kryeministrin”- Fillon përkrahja e aktivistëve të VV-së për takimin në Bruksel

Gazeta10
27 February 2023 - 10:22

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq sot do të takohen në Bruksel.

Përkrahësit e VV-së, përfshirë personave me pozita të larta institucionale, kanë nisur një hashtag #MeKryeministrin në përkrahje të Kurtit në një proces të tillë, madje këtë e ka bërë edhe shefi i kabinetit të Kurtit, Luan Dalipi.

Ndaj këtyre shkrimeve ka reaguar drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, i cili ka thënë se ”nuk është ka shkon në luftë o trima.”

“Ja filluan hashtagat me Kryeministrin. Po nuk eshte ka shkon ne lufte o trima. Në Bruksel po shkon me diskutu për një marrëveshje të re për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.Sonte ose më sê largu nesër në mengjes, në Prishtinë e keni”, ka shkruar Miftaraj.

Kryeministri pritet të takohet me përfaqësuesin e lart të BE-së, Joseph Borrell në orën 15:00. Kurse në orën 17:15 do të zhvilliohet takimi Kurti-Vuçiq, për planin franko-gjerman.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.