
Për kohën më të madhe të historisë 125-vjeçare, Athletic Bilbao është e njohur për politikën unike të transferimeve të lojtarëve.
E njohur si një “filozofi” nga personat e lidhur me klubin, konfirmon se Athletic përdor vetëm lojtarë që kanë lindur ose janë rritur në atë që definohet si shteti Bask, një rajon në veri të Spanjës dhe përtej kufirit me Francën, që ka të paktën tre milionë banorë që ndajnë një gjuhë, histori dhe kulturë.
Kjo politikë i ka shërbyer për mirë. Pas Real Madridit dhe Barcelonës, Athletic Bilbao është klubi i tretë më i suksesshëm në Spanjë në bazë të trofeve, dhe mbetet njëri nga këto tri ekipe që nuk ka rënë asnjëherë nga elita e futbollit spanjoll.
Përgjatë fundit të një mbledhje gjenerale në tetorin e vitit të kaluar, një grup i “Socios” (anëtarë të klubit) kanë pyetur se nëse kjo filozofi mund të zgjerohet, në mënyrë që t’i pranojë në klub edhe fëmijët e nipërit e mbesat e personave nga shteti Bask që jëtojnë jashtë vendit.
Filozofia e Athletic Club është një ‘problem’ i ndjeshëm me një traditë të gjatë. Shkon deri në zemrën e identitetit bask. Asnjë nga tifozët ose pjesëtarët e klubit nuk duan që ta braktisin këtë filozofi.
Athletic (emri zyrtar i të cilit është Athletic Club) nuk e ka përdorur gjithmonë këtë politikë. Themeluar në vitin 1898 nga punëtorët britanikë dhe të rinjëve bask që studionin atje, Athletic në fillimet e saj ka pasur shumë të huaj që luanin për klubin.
Më 1911, Athleticut iu largua një Kupë e Mbretit pasi kishte futur në lojë më shumë lojtarë të huaj seç duhej. Legjenda thotë se që nga ajo kohë, Athletic kishte vendosur që të aplikonte këtë politikë të lojtarëve që kishin origjinë baske.
Por, historianët Jon Rivas dhe Josu Turuzeta thonë se kjo politikë ishte një rezultat i “rrethanave”. Numri i lojtarëve të huaj në Spanjë kishte rënë në vitet 1910 pas rregullave strikte të federatës spanjolle dhe lojtarëve britanik që kishin shkuar të luftojnë në Luftën e Parë Botërore.
Lojtari i fundit i huaj që nuk kishte origjinë baske e që luajti për Bilbaon ishte në vitin 1911, në ndeshjen miqësore të klubit ndaj Civil Service FC të Londrës.
Sipas uebsajtit të Athletic Club, kjo filozofi përfshin lojtarët e lindur ose të rritur në shtetin Bask, që ka për pjesë Biskajën, Gipuzkoan, Alavan dhe Navarran në Spanjë dhe Labourd, Soule dhe Navarre e Poshtme në Francë. Nuk është e shkruar zyrtarisht si një rregull, mirëpo thuhet se “Athletic Club do të drejtohet në këtë zhvillim për respektin ndaj kësaj tradite sportive”.
Kjo filozofi ka qenë e hapur ndaj ndryshimeve përgjatë viteve. Filluan me lojtarë të lindur ose të rritur në Biskajë, para se Athletic të niste nënshkrimet me lojtarë bask nga klubet jashtë rajonit në vitet ’70-ta. Kjo politikë u njoh me emrin “Operacion Retorno”. Në fund të asaj dekade, ata filluan të përfshijnë lojtarë që ishin të lindur jashtë shtetit Bask, por ishin të rritur aty, duke përmendur Ernesto Valverden, i cili ishte i lindur në perëndim të Spanjës, kështu duke iu bashkuar si lojtar në vitin 1990.
Disa ardhje tjera vazhduan të zgjerojnë këtë politikë të transferimeve edhe më tëj. Luis de la Fuente, trajneri i tanishëm i Spanjës, kishte lindur në provincën veriore të La Riojas, që kufizohet me shtetin Bask. Ai iu bashkua akademisë së klubit si 15-vjeçar, duke arritur të bëj 233 paraqitje me ekipin e parë.
Laporte po ashtu ishte i lindur jashtë këtij rajoni – në jugperëndim të Francës – por pranoi t’i bashkohej ekipit të të rinjeve në moshën 15-vjeçare dhe u paraqit me ekipin e parë në vitet 2012 – 2018. Në vitin 2019, një rast që ngriti një debat të madh, ishte kur ekipi i femrave të Athletic Club nënshkroi me një lojtare gjermane, mirëpo që kishte origjinë baske, me stërgjyshin e saj që kishte luajtur për klubin bask.
Athletic janë në garë për një vend në Evropë këtë sezon. Viti 2024 do të jetë 40-vjetori i herës së fundit që klubi kishte fituar trofe madhor. Ata fitonin ligën dhe kupën në sezonin 1983-84. Klubi fitonte dy trofe të Superkupës së Spanjës në tetë vitet e fundit, mirëpo u mposhtën në dy finale radhazi të Kupës së Mbretit, një herë nga rivalët bask, Real Sociedad dhe një herë tjetër nga Barcelona.
Përkrahësit e Athletic Club janë krenar me këtë politikë dhe më shumë do të preferonin rënien nga liga sesa të largonin këtë filozofi. Si një nga katër klubet që ende janë nën pronësinë e tifozëve – si Barcelona, Real Madrid dhe Osasuna – ata që konkurrojnë për pozitën e presidentin e dijnë që nuk do të kishin mundësi të fitonin po të propozonin “ndryshime” rreth kësaj filozofie. Siç thoshte edhe ish-presidenti i Bilbaos, Jose Julian Lertxundi në vitin 2018: “ka mënyra më të ëmbla për të bërë vetvrasje”.
“Askush nuk guxon ta prekë këtë filozofi” – thotë Goikoetxea, një ish-lojtar i klubit, që u paraqit në 369 ndeshje nga viti 1975 deri më 1987. “Kjo filozofi do të zgjasë përgjithmonë. Sepse nëse jo, ne nuk do të ishim ndryshe. Dhe, st, Athletic është një ekip ndryshe.
“Më mirë të jemi një ekip mesatar me këtë filozofi, sesa kampion pa këtë filozofi” – thonë tifozët e kësaj skuadre nga e gjithë bota.
Mirëpo, disa tifozë janë të hapur për ndryshime, dhe kanë premtuar së gjatë ditëve në vazhdim do të mbajnë një konferencë për të shtruar një kërkesë drejtuar bordit.
Salinas-Armendariz, që mbështet grupin e tifozëve që planifikojnë këtë referendum, dëshiron që tifozëvë t’u ipen katër mundësi: të largohet kjo filozofi, të aplikohet definicioni i dhënë nga uebsajti i klubit, të përfshihen fëmijet e personave bask që janë lindur jashtë rajonit ose ta bëjnë “Lezaman”, qendrën rinore të klubit në një “akademi globale” që përfshin lojtarë të rinj nga e gjithë bota.
Ata që e përkrahin këtë ndryshim në këtë politikë, bëjnë me dije se mesatarja e lindjeve në shtetin Bask është shumë e vogël në krahasim me pjesën tjetër të Evropës. Sipas zyrës për statistika “Eustat”, shteti Bask në Spanjë kishte një mesatarja të lindjeve prej 6.2 në 1 mijë banorë në vitin 2022, më e vogla që nga viti 1975.
“Para 10 viteve, para zgjedhjeve për presidentin e ri të Athletic Club, kemi bërë disa pyetje serioze në drejtim të kësaj teme” – kishte thënë Agiriano, gazetar i afërt me Bilbaon për më shumë se 25 vite. “Një nga pyetjet ishte rreth mundësive për hapjen e një akademie për fëmijë nga vende tjera. 60% kishin votuar për, por asnjë nuk i kishte kushtuar vëmendje sepse ka frikë. Njerëzit janë të frikësuar edhe ta konsiderojnë si mundësi”
Athletic duket se nuk është afër të fitojë La Ligan në të ardhmen e afërt – vetëm Valencia dhe Atletico Madrid kanë arritur të thyejnë dominimin e Real Madridit dhe Barcelonës në shekullin 21.
Sipas një raporti të CIES Football Observatory, asnjë ekip nuk i ka dhënë më shumë minuta lojtarëve të akademisë se Athletic Bilbao këtë sezon.
Për fund, e mbyllim me një thënie nga Andoni Zubizarreta, i cili thotë: “Kur jeni ndryshe në një treg që të gjithë bëjnë gjënë e njejtë, fanela jote vlen më shumë para, ndeshjet tuaja vlejnë më shumë para dhe tifozët tuaj investojnë më shumë para në rekuizitat e klubit sepse jeni unik”.