Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Më në fund”, ambasadori gjerman i gëzohet pajtimit të ambasadorëve të BE-së për liberalizmin e vizave

Gazeta10
30 November 2022 - 12:16

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde, i është gëzuar vendimit të ambasadorëve të shteteve anëtare të Bashkimi Evropian për ta çuar përpara procesin e liberalizmit të vizave për Kosovën, raporton Gazeta10.

Rohde tha se është një vendim i vonuar të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm.

“Më në fund. Një vendim i vonuar prej kohësh të cilin Gjermania e ka mbrojtur fuqishëm!”- tha Rohde.

Presidenca e Bashkimit Evropian e cila kryesohet nga Çekia e ka mirëpritur pajtueshmërinë e arritur mes ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
30 July 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.