Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Rastin e kemi fitu pa pallavra”, “A je i akreditum në Speciale?”, përplasen Hodaj dhe Smakiqi

Gazeta10
05 December 2024 - 21:24

Avokati i liencuar nga Specialja, Taulant Hodaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun ka komentuar bastisjet dhe arrestimet e Isni Kilaj, Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliut.

Hodaj ka thënë se Gjykata Speciale më shumë po merret me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë sesa krime të luftës.

Tutje, ai ka theksuar se rregullat e ZPS-së janë të ndryshme nga ato të Kosovës, çka edhe po bën që shumë persona të bien ndesh me kufizimet ligjore të saj.

“Gjykata Speciale është duke bërë diçka të padrejtë ose është diçka që ne nuk jemi tu e kuptu, pra me veprime ose mosveprime mund të biem ndesh me ato kufizimet ligjore që ekzistojnë në Gjykatën Speciale”, ka thënë Hodaj.

Por megjithatë, një mendim ndryshe e ka ndarë avokati Xhevdet Smakiqi.

“Ato rregullat që i tha z.Hodaj, po amo kjo është një monstrum politik. Është brenda dhe jashtë sistemit edhe nuk i raporton kerkuj, monitorim nuk ka. Këta nuk e njohin  pafajësinë si istitut deri sot”, ka thënë Smakiqi.

“Janë shpallur. Tre vetve iu kanë hudh hetimet të gjithëve”, ka thënë Hodaj.

“Nuk është e vërtetë. Nuk ka pasë Shukri Buja aktakuzë. Kjo është problem në veti”, ka thënë Smakiqi.

“Nuk është problem në veti. Nëse do ta shpjegoj se tu shpjegu e kemi fitu rastin e jo me pallavra në televizion”, ka thënë Hodaj.

Në debat e sipër, Hodaj ka pyetur Smakiqin nëse është i akredituar në Speciale teksa ka sqaruar se si është bërë mbyllja e rasteve./Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.