Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Me pas kalu në atë që kam kalu unë, as gruaja e vetë nuk i kish votu!/ Kë po e godet Limaj?

Gazeta10
19 December 2024 - 22:15

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin. Limaj ka thënë se po të kishin kaluar në rrugët që ai i ka kaluar, nuk do t’i votonin as gratë e tyre.

Tutje, Limaj është shprehur i bindur se nuk do t’ merrnin as 5 vota, nëse të njëjti do të përjetonin vështirësitë e tij.

“Me pas kalu këta në rrugët që kam kaluar unë, as gruaja e vet nuk i kish votu. Në rrugën që kam kaluar, vështirësitë jetësore që kam kalaur edhe unë kom dal jom mat vetë, le të dalin këta sikur unë vetë edhe të shohim sa vota kanë me i marrë. Ka 5,6 vota nuk munden me i marrë”, ka thënë Limaj.

Limaj ka thënë se ndihet krenar për rrugëtimin e tij, ndërsa ka theksuar se vazhdon t’i ruajë fuqishëm vlerat e tij edhe në politikë.

“Çka kam kaluar 14 vjet këta s’kishin mujtë me dal prej shtëpie. Nuk e di bile do a ishin në shtëpi, a do ishin në ndonjë institucion duke u shëruar. Kom dal  para qytetarëve të Republikës së Kosovës, unë jam njeri praktik, po vij nga ajo që thoni edhe vazhdoj me i rujt fuqishëm vlerat që jam futur në politik dhe ndihna krenar”, ka thënë Limaj në “Politiko” me Kushtrim Sadikun./Gazeta10/ 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.