Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Me pasaportë diplomatike Valdrin Sahiti kapet me drogë, arrestohet në aeroportin e Stambollit

Gazeta10
13 April 2023 - 11:12

Policia e Turqisë dje e ka ndaluar dhe arrestuar në Aeroportin e Stambollit dizejnatorin e njohur kosovar Valdrin Sahiti, shkruan Gazeta10.

Sipas burimeve të policisë së Kosovës arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi që ai është i dyshuar  për veprën penale blerja, pranimi, posedimi i drogave.

Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë. Mënjeherë pas kësaj Vadrin Sahiti është arrestuar dhe ndodhet  në burg në Turqi.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Paisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizejnator mode./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.