Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

“Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj” – Vëllau i Liridonës: Lamtumirë Liridona jonë

Gazeta10
04 December 2023 - 20:09

Pas rivarrimit të Liridona Ademajt në fshatin e saj të lindjes, ka reaguar sërish vëllai i saj, Leonard Ademaj, i cili ka shkruar se sot Liridona prehet aty ku ajo e ka vendin, raporton Gazeta10.

“Me Liridonën varrosëm një njeri të mrekullueshëm dhe një pjesë të shpirtit tonë. Buzëqeshja, fuqia, pozitiviteti dhe mençuria e saj nuk do të na shoqërojnë më. Më së vështiri do të jetë për vogëlushët e saj por edhe për nënën tonë dhe të gjithë ne”, ka shkruar Ademaj në rrjetin social Facebook.

Ai tutje ka shkruar se do të gjejnë forcën që t’i përkushtohen siç ka thënë ai kampanjës dhe luftës për drejtësi për Liridonen dhe të gjitha gratë tjera viktima.

“Ne besojmë në drejtësi dhe do të sigurohemi që drejtësia të arrihet.

Bashkë me të gjitha ato vajza, gra e burra që kanë bashkëndje me neve dhe na kanë mbështetë, do t’ia dalim”, ka shkruar ai. /Gazeta10/

Postimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.