Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Me turneun e parë të vitit shënohet dita e Pavarësisë së Kosovës

Gazeta10
15 February 2025 - 16:28

Të dielen, më 16 Shkurt, me fillim nga ora 10, në Junik, mbahet turneu tradicional për seniorë “Dita e Pavarësisë”.

Njëherit, ky turne shënon fillimin e vitit të ri garues, i cili si gjithherë do të jetë i përmbushur me aktivitete të shumta.

Sivjet, FPPK-ja organizimin e garës ia ka besuar KPP Junikut.

Gara do të jetë e hapur, andaj të drejtë pjesëmarrjeje do të kenë të gjithë lojtarët e regjistruar në FPPK, të moshës 16 vjeç e më të vjetër, por edhe lojtarët nga shtetet tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.