
Analisti Bastri Muja ka hedhur akuza të rënda ndaj Fatmir Shehollit, duke e cilësuar atë si “spiun të nivelit të ulët”.
“Fatmir Sheholli është një spiun i nivelit të ulët, sepse ai i akuzonte të tjerët për bashkëpunim me Serbinë, ndërsa ai vetë e ka bërë këtë punë. Prokuroria është vonuar me rastin e tij, por më mirë vonë se kurrë”, tha Muja.
Deklaratat e tij u bënë në kuadër të diskutimit për rastin e Shehollit dhe pretendimet për bashkëpunim me Serbinë./Gazeta10