Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona të Prishtinës, ekipet dalin në terren për sanimin e defektit

Gazeta10
28 August 2026 - 21:49

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit ka lënë pa furnizim me ujë banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha” dhe një pjesë të Velanisë.

Lajmi është bërë i ditur nga KRU Prishtina, e cila ka njoftuar se ekipet e saj janë në terren dhe po punojnë për sanimin e defektit.

“Për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit, banorët e rrugës “Xhemajl Berisha”, rrugës “Muharrem Berisha” dhe një pjesë e Velanisë janë pa ujë.

Ekipet janë duke punuar për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me ujë”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.