
Kombëtarja e Shqipërisë pritet që ciklin kualifikues për EURO 2024 t’a nisë me një selektor të ri, raporton Gazeta10.
Pas rezultateve të dobëta në Ligën e Kombeve, Edi Reja nuk pritet të vazhdojë në krye të shtabit teknik të Shqipërisë.
Federata Shqiptare e Futbollit ditë më parë njoftoi se Edi Reja do të vazhdojë të jetë trajner i ‘kuqezinjëve’, por më shumë gjasë në muajin nëntor italiani do të largohet nga shtabi teknik i Shqipërisë.
Mediat italiane raportojnë se pavarësisht komunikatës nga FSHF, Reja nuk do të rinovojë kontratën me Shqipërinë dhe pauses i tij në stolin e ‘kuqezinjëve’ do të jetë trajneri tjetër Italian, Luigi Di Biagio.
Gjithnjë sipas mediave italiane, Di Biagio mund të jetë përzgjedhës edhe në ndeshjen miqësore që Shqipëria e luan në nëntor kundër Italisë.
Di Biagio karrierën si menaxher i futboll e ka kaluar kryesisht në futbollin Italian, ku ka qenë trajner i grupmoshave U21 të ‘Azzurëve’ ndërsa ka qenë edhe ndihmës të Kombëtarja A.
Shqipëria do të mësojë kundërshtarët në kualifikimet për EURO 2024 më 9 tetor. /Gazeta10/