Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mediat serbe: Kemi sinjale se Greqia shumë shpejt mund ta njohë Kosovën

Gazeta10
03 May 2023 - 15:18

Takimet e shpeshta ndërmjet zyrtarëve grekë dhe kosovarë dhe ngurrimi i Greqisë gjatë votimit në Këshillin e Evropës për kërkesën e Kosovës për fillimin e procesit për anëtarësim në atë organizatë, kanë ngritur edhe një herë pyetjen nëse Athina zyrtare do të ndryshojë qëndrimin e saj dhe do ta njohë Kosovën. Diplomati Zoran Milivojeviq dhe kryetari i Partisë Greke të Serbisë, Vasilios Provelegios, besojnë se kjo nuk do të ndodhë, para së gjithash për shkak të çështjes së Qipros, edhe pse nuk ka dyshim se Athina zyrtare është nën presion serioz për të ndryshuar qëndrimin e saj.

Serbia u befasua shumë pakëndshëm nga lëvizja e Athinës në Këshillin e Evropës, tregon edhe gjesti i kryeministres serbe Ana Brnabiq, e cila vetëm një ditë më vonë anuloi vizitën e saj në Greqi dhe pjesëmarrjen në Forumin Delphi.

Në vitin 2019, Greqia hapi zyrën për çështje ekonomike në kryeqytetin e Kosovës, me shpjegimin e kreut të diplomacisë greke, Nikos Dendias, se marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare duhet të forcohen pavarësisht nga qëndrimi i Greqisë ndaj statusit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditë më parë ka folur në Athinë me Dendijasin, ndër të tjera, se si “marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë mund të përmirësohen edhe më shumë”./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.