Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mediat serbe shkruajnë për kthimin e serbëve në Kuvend: U betuan ta ruajnë territorin e Kosovës

Gazeta10
17 Nëntor 2022 - 14:07

Mediat në Serbi kanë shkruar për rikthimin e dhjetë deputetëve serb në Kuvendin e Kosovës.

Nëntë deputetë të Listës Serbe dhe një nga Inciativa Qytetare Serbe. morën vendet e kolegëve të tyre të cilit ishin larguar si shenjë kundërshtimi të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, raporton Gazeta 10.

Mediat serbe e hodhën fokusin e krejt kësaj ngjarje tek betimi i deputetëve në bazë të ligjeve të Kosovës, të cilat parashohin edhe mbrojtjen e sovranitetit territorial të Kosovës.

“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetushmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane”, thuhet në tekstin e betimit për Kuvend të Kosovës, në të cilën u betuan nëntë deputetët e rinj të Listës Serbe.

Në një deklaratë, Lista Serbe tha se këtë kthim e bënë pasi që nuk duan që fati i popullit të tyre të mbetet në duart e Albin Kurtit.

“Vendimi i sotëm strategjik ka penguar drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe serbëve të përshtatshëm për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjet që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë… Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, por edhe të tjerëve si ajo, ishte të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, heqjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe, të drejtën e përfaqësimit në institucione etj”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.