Gazeta10

Mediumi boshnjak: Serbia ka nevojë për një favor nga Kurti por nuk di ta kërkojë

Serbia e gjeti veten në “rrush të papjekur” para zgjedhjeve që duhet të mbahen në atë vend në dhjetor të këtij viti.

Gjegjësisht, fakti është se Serbia do të dëshironte që zgjedhjet të mbahen paralelisht në Kosovë që të mund të votojnë qytetarët që kanë dy shtetësi të Serbisë. Kështu shkruan mediumi boshnjak Klix ba.

Problemi për Serbinë është se kërkesa zyrtare për Kosovën mund të interpretohet se Serbia e njeh këtë shtet si shtet sovran dhe të barabartë.

Qeveria e Vuçiqit kështu vendosi që përmes OSBE-së të kërkojë që zgjedhjet e dhjetorit në Serbi të mbahen edhe në Kosovë.

Por, Qeveria e Kosovës u përgjigj se mund ta pranojnë atë kërkesë, por kushti është që Serbia t’i drejtohet si çdo shtet tjetër sovran dhe i barabartë.

“Nuk ka asnjë problem, duhet vetëm që Serbia ta kërkojë nga Kosova si shtet sovran i barabartë dhe një marrëveshje të tillë ta arrijë me Kosovën si shtet sovran dhe të barabartë… Inkurajojmë Serbinë që ta bëjë një gjë të tillë”, citon mediumi boshnjak deklaratën e Qeverisë së Kosovës.

Dokumenti është nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

NË FOKUS

gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
naim murseli
“Dy ditë besë” - Familja Ademaj i jep besë familjes Murseli
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
407385529_222349917549408_8629165754259080005_n
Naim Murseli dhe Liridona që u vra pardje, kishin aplikuar për divorc në vitin 2019, por çështja s’kishte marrë epilog
Screenshot 2023-11-30 205524
Visar Duriqi: Grupi që kreu grabitjen në Suharekë është një grup i organizuar kriminal
liridonaa
Familja e Naim Murselit anulon të pamën për Liridona Murselin