Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Mehaj: Kosova ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë – që i dalin zot atdheut

Gazeta10
11 December 2022 - 16:54

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj deklaron se në Republikën e Kosovës “nuk do të lejohet më veprimi i grupeve kriminale serbe që udhëhiqen nga Beogradi”.

Këtë reagim Mehaj e ka bërë për shkak të zhvillimeve të fundit në veri të vendit teksa thekson se periudhës së shantazheve dhe kërcënimeve u ka ardhur fundi.

Në reagimin e bërë në Facebook, ministri Mehaj thotë se “tendencat serbe të Rusisë së Ballkanit nuk kanë vend në shtetin tonë. Nuk do të ndodhin ngase nuk do të lejohen asnjëherë”.

Gjithashtu, Mehaj thotë se “Shteti i Republikës së Kosovës në gjithë gjatësinë kufitare dhe tërësinë territoriale ka burra e gra, pjesëtarë të Policisë e të Ushtrisë, që i dalin për zot në çdo kohë, që e duan atdheun e mbrojnë qytetarët e vet”.

Reagimi i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.