Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mehaj: Qëndrojmë të palëkundur me partnerët, premtojmë përgjigje të fortë

Gazeta10
16 Nëntor 2022 - 0:09

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka reaguar për zhvillimet në Poloni.

Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova qëndron në dënimin e këtij sulmi.

Ai ka shtuar se Kosova është e palëkundur me partnerët e saj, siç thotë Mehaj, për të “premtuar një përgjigje të fortë e të unifikuar siç e kërkon situate”.

Postimi i plotë:

Lajmet e fundit për sulmin raketor rus ndaj Polonisë janë vërtetë shqetësuese.

Ekspansionimi i agresorit rus nuk duhet lejuar të ndodhë në asnjë formë.

Ne bashkohemi në dënimin e këtij sulmi dhe qëndrojmë të palëkundur me partnerët tanë për të premtuar një përgjigje të fortë dhe të unifikuar siç e kërkon situata.

Mbrojta e sovranitetit, ruajta e paqes dhe stabilitetit është obligimi ynë!.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.