Gazeta10

Mehaj tregon blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka shpalosur investimet që janë bërë nga ministria që ai e drejton, raporton Gazeta10.

Mehaj ka thënë se këto publikime po i bën në mënyrë që të mos ketë keqinformime si dhe që qytetarët të jenë të informuar.

Ministri Mehaj ka thënë se janë zotuar mbi 50 milion euro blerje të armatimit teksa ka thënë se ky buxhet nuk është ndarë asnjëherë më herët.

Tutje, Mehaj ka thënë se janë rekrutuar 1240 ushtarë të rinj si dhe së shpejti do të ketë konkurs të ri për rekrutim.

Këtu keni postimin e plotë:

“Të nderuar qytetarë,

Me qëllim të informimit tuaj të drejtë, dhe që t’i shmangeni keqinformimit po publikojmë disa nga blerjet që janë bërë nga Ministria e Mbrojtjes.

Brenda periudhës së qeverisjes së deritanishme janë zotuar mbi 50 milionë euro blerje të armatimit. Kaq buxhet për kaq ditë qeverisëse, nuk ka ndarë asnjë qeveri më herët.

Buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes ka qenë 67 milionë euro, në qeverinë tonë është rritur në 102.3 milionë.

Vetëm për një vit e gjysmë kemi rekrutuar 1240 ushtarë të rinj. Së shpejti do të hapet konkursi edhe për 612 ushtarë aktivë dhe 367 ushtarë rezervë. Kjo nuk ka ndodhur në asnjë qeverisje tjetër.

Këtë vit, deri më tani kemi zotuar 28.6% të buxhetit për blerje. Kjo përqindje do të dyfishohet brenda javëve të ardhshme, kur do të përmbyllen blerjet që janë në proces.

Ministria e Mbrojtjes, vitin që lëmë pas ka shpenzuar 96% të buxhetit, njëherit përqinjda më e lartë e shpenzimit të buxhetit ndonjëherë. Këtë nivel do ta mbajmë edhe në vazhdim”, ka shkruar Mehaj në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
Sadiku
Sadiku LIVE nga Ohri: Janë shtensionuar tonet një ditë para takimit Kurti -Vuçiq
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
auto_termet1575464846
Turqia goditet sërish nga tërmeti
334008920_531380679046034_8825385847378123831_n1679149566
Sërish pauzë në bisedimet Kurti – Vuçiq 
ssssss
Çerkini: 67 herë kam shku në Merdare me kqyrë a është djali jem, a çika jem - Kurrë hallall mos ju qoftë