Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi në Hagë viziton Hashim Thaçin e Kadri Veselin

Gazeta10
15 July 2023 - 16:05

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, po qëndron sot në Hagë për vizitë tek krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kreu i PDK-së ka njoftuar përmes faqes së tij në Favebook se ka takuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

“Sot, në Hagë, vizitë çlirimtarëve tanë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të shprehur edhe një herë respektin dhe mirënjohjen për kontributin e tyre historik. Liria jonë –  ishte lufta e tyre. E ardhmja jonë – ishte misioni i tyre. Kosova – ishte dhembja dhe dashuria e tyre. Dje, sot e përgjithmonë – ata janë krenaria jonë. Dielli do të lind përsëri!”, ka thënë Krasniqi. /Gazeta10/

Postimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.