Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi pas fitores historike të Ballkanit: Krenari për futbollin kosovar 

Gazeta10
25 August 2022 - 22:20

Memli Krasniqi – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës ka reaguar pas kualifikimit historik të KF Ballkanit në Ligën e Konferencës. 

Sipas Krasniqit, kualifikimi në këtë ligë është krenari për futbollin kosovar, transmeton Gazeta10. 

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se KF Ballkani bëhet ekipi i parë nga Kosova që kualifikohet në fazën e grupeve të një gare evropiane në futboll. 

Uroj nga zemra futbollistët, trajnerët, udhëheqësit e klubit, Suharekën por edhe gjithë Kosovën, për këtë arritje të jashtëzakonshme. Garë të mbarë e të suksesshme në grupe. Ballkan – jemi të gjithë me ty”, ka shkruar ai. 

Ballkani sonte ka shënuar fitore historike, duke u bërë grupi i parë nga Kosova që kualifikohet në Ligën e Konferencës. Ballkani shënoi fitore ndaj Shkupit, me rezultat 1-0, ndeshje kjo që u transmetua ekzklusivisht në Kanal10./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.